Kandidati për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka kritikuar Komunën e Skenderajt për mos pastrim të rrugëve.
Përmes një postimi në facebook, Lushtaku ka shkruar se kur qendrat e votimit janë të hapura, qytetarët nuk po kanë mundësi ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre shkak i mos pastrimit të rrugëve, raporton arbresh.info
Postimi i plotë:
Komunën e Skënderajt si duket në dimër e paska zënë bora papërgatitur.
Tashmë kur qendrat e votimit janë të hapura, qytetarët nuk po kanë mundësi ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe zgjedhur të preferuarit e tyre si rezultat i mos angazhimit të kompanive përgjegjëse për pastrimin e rrugëve të bllokuara nga bora. Kjo është papërgjegjësi totale e Komunës dhe pikërisht në ditën e zgjedhjeve cenon një prej të drejtave themelore të qytetarëve.
E drejta e votës është një nga të drejtat themelore politike që gëzon individi. E drejta e votës është një element qendror i demokracisë dhe i shtetit të së drejtës.
Andaj, i bëj thirrje organeve kompetente të Komunës që të kryejnë obligimin e tyre, t’i pastrojnë rrugët dhe të mundësojnë që qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre politik përmes votës./arbresh.info/

Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderoj Ramën pë...
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Pris...
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...