Vetëvendosje ka mbetur pa kandidat për kryetar të Skenderajt. Hysen Mehani, të cilin e emëroi dega e këtij subjekti atje, u tërhoq nga gara sot dhe konfirmoi mbështetjen për kryetarin aktual të Skenderajt, njëherit deri dje ish-kundërkandidatin e tij, Bekim Jashari.
Kjo s’po e tremb fare rivalin e tyre nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku. Ky në një prononcim për “Front Online” i paralajmëroi të dy se do t`i mposht, madje goxha bindshëm në garën zgjedhore për Skenderajn.
“Ne jemi në garë. Frikë nuk kam as nuk kam pasë kurrë. PDK-ja është e fortë në Drenicë. Besojmë fuqishëm që i kemi 70 % të votave. Po presim fitore”, theksoi Lushtaku.
Hysen Mehani i VV-së, për numrin një të PDK-së në Skenderaj, është i panjofshëm.
“Kush është ai”, pyet Lushtaku.
Skenderaji ka qenë bastion i PDK-së që prej se në Kosovën e pasluftës janë organizuar zgjedhjet.
Ramadan Gashi e udhëhoqi për gati 8 vjet, e më vonë, pas pavarësisë, Sami Lushtaku.
Në zgjedhjet e kaluara lokale, ato të 2017-s, subjekti nuk garoi fare në këtë komunë, pasi e mbështeti Bekim Jasharin.
Meqë tash për zgjedhjet lokale të këtij viti, që do të mbahen më 17 tetor, i kanë ndarë rrugët, gara në Skenderaj mes Jasharit dhe Lushtakut pritet të jetë njëra nga më të nxehta politike.
Sherr me çekiç mes shoferëve në rrugën Mamurras–Krujë, vdes ...
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje ...
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...