
IBRAHIM RUGOVA
Aktivisit i lobit shqiptaro-amerikan në Amerikë, Uk Lushi, ka thënë se ish-presidenti Ibrahim Rugova ishte pro bashkimit kombëtar. Ai ka shkruar në Facebook se Isa Mustafa e anëtarët tjerë të LDK-së nuk duhet të dalin kundër.
“Anëtarësia e gjerë e LDK-së si dhe shumica absolute e shqiptarëve nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë kundër qëllimit fisnik të patriotëve shqiptarë dhe Ibrahim Rugovës për bashkim”, ka shkruar ai.
Madje ai për këtë e ka përmendur edhe një deklaratë të ish-presidentit Rugova.
“Isa Mustafa nuk mund të përlyejë trashëgiminë e Presidentit Rugova, i cili në vitin 2000 deklarohej për Der Spiegel kështu: “Eine Konföderation des Kosovo mit Albanien sei “eine Frage der Zukunft”, ka shkruar ai.
Ai ka shkruar se është koha që drejtimin e LDK-së ta marrin njerëz të rinj./ZERI/
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...