Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu është shprehur se kreu aktual i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, duket ta vazhdojë misionin dhe mandatin e tij.
Ajo, në emisionin “DPT te Fidani”, u shpreh se ai duhet ta reformojë partinë dhe të rrisë rrjetin e saj, siç tha, për ta përmirësuar rezultatin.
“Unë mendoj që ai duhet ta vazhdojë misionin e tij dhe mandatin e tij që e ka marrë para dy vitesh e gjysmë, për ta hapur partinë, për ta reformuan partinë, për ta konsoliduar, për ta rritur rrjetin e partisë sonë dhe për ta përmirësuar rezultatin”, tha ajo.
Lushaku u shpreh se do të votojë kundër dorëheqjes së Lumir Abdixhikut, pse siç tha, beson se ai ka ende potencial.
“Unë votoj kundër dorëheqjes së tij, sepse mendoj që ai ka ende potencial, ka potencial në të cilin unë besoj që ai mund të shkojë përtej, mund ta krijojë një frymë brenda partiake, ku rritet partia edhe me potencialin e tij, po edhe me potencialin e LDK-së, traditën dhe unitetin brendapartiak që mund ta krijojmë edhe bashkë, edhe si ekip, unë shpresoj që LDK-ja të ecë përpara dhe të jetë alternativa më serioze për ta qeverisur vendin”, u shpreh ajo.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...