Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pas arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Besnik Mujeci të dyshuar për transport të drogës në Shqipëri.
Përmes një postimi në Facebook, Lushaku-Sadriu u shpreh se diskursi “plot moral” i VV-së, sipas saj, po turpëron dhe godit shtetin e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Gojën veq moral, çantën plot drogë! Me 11 mijë doza në vlerë gjysmë milioni euro, një asambleist i Lëvizjes Vetvëndosje u arrestua në Shqipëri. Edhe njëherë u pa se diskursi plot moral i VV-së, jo që nuk është i vertetë, por me vepra e turpëron dhe godit shtetin e Kosovës.”, ka shkruar Lushaku Sadriu./Arbresh.info
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...