Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur sukses.
Ajo, në “Debat Plus”, u shpreh se kanë aktiviuar profesorë shtesë për shkak të nevojës që i kërkon mësimi tërëditor.
“Kemi fillu me dy shkolla, po shkon shumë mirë, kurrikula paradite po realizohet plotësisht, shujta e drekës po realizohet nga kryeqytetit, nuk ka implikime financiare për qytetarët. Aktivitetet shtesë kemi angazhuar profesorë shtesë, edukatë fizike, muzikë dhe art… kemi bërë një plan të tillë të jenë në funksion të kurrikulës bazë që nxënësit s’po kanë kohë ta përsërisin”, tha ajo.
Tutje, nënkryetarja e Prishtinës tha se me mësimin tërëditor krijohet mundësi më e madhe për realizimin e kurrikulës shkollore.
“Në pesë shkolla kemi rreth 3 mijë nxënës, që janë të përfshirë. Është një arritje e madhe sepse vetë ushqimi i lidh fëmijët, i plotëson emocionalisht, aktivitetet shtesë shtojnë kënaqësi në kohën kur kalojnë në shkollë. E shndërrojnë shkollën në shtëpi të dytë, e ndihmon fëmijën për një zhvillim personal shëndetësor, i jep mundësi për aftësi shtesë, për edukim, sjellje dhe qytetari më të mirë”, tha ajo.
Lushaku – Sadriu bëri të ditur se shujtat e ushqimit për nxënësit kushtojnë rreth 1.7 milionë euro në vit.
Haga kërkoi 180 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: ...
Njohësit e drejtësisë: Kërkesa nga Haga, në kundërshtim me l...
Tash e dy javë nga rënia e telit të rrymës në Rrugën C, ende...
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...