Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se subjekti në të cilin bën pjesë ajo nuk është përgjegjës për formimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.
Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ajo ka deklaruar se barrën për këtë e ka Lëvizja Vetëvendosje, që doli e para nga zgjedhjet e lartcekura, dhe se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të mbahet përgjegjëse vetëm sepse ka refuzuar koalicionin qeverisës.
“Autorizimet dhe legjitimitetin për ta formuar Qeverinë e ka pasur kryeministri që sot është në detyrë, i cili po e luan rolin edhe të kryeministrit edhe të deputetit, ai ka pasur shumicën si parti e parë dhe ishte dashur ta sigurojë shumicën në Kuvend për ta marrë legjitimitetin për Qeveri”.
“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është e vetmja parti. Është e pakuptimtë ta akuzosh dikë ‘unë po të dua dhe ti nuk po më do’. Ndërkohë, janë edhe shumë të tjerë që mundesh t’i duash njëkohësisht”, ka thënë Lushaku-Sadriu.
Lushaku-Sadriu ka theksuar se me LVV-në kanë dallime të mëdha, duke filluar nga aspekti ideologjik, por edhe se ata janë për disa vlera që LVV-ja i ka shkatërruar gjatë mandatit të Qeverisë së fundit që ka drejtuar.
Osmani propozon zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit, p...
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive