Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Ulrike Lunaçek ka ftuar pesë shtetet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë dhe mos ta bllokojnë rrugine Kosovës për në BE.
Deputetja austriake ka thënë se Kosova edhe pas shtatë vitesh ndihet se nuk është e mirëseardhur në Bashkimin Evropian.
Lunaçek i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të bëjë çdo gjë që të përmirësoje kushtet ekonomike dhe sociale të qytetarëve në mënyrë që të zvogëlojë numrin e emigrantë në shtetet perëndimore dhe të përshpejtojë liberalizimin e vizave.
“Liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për qytetarët në Kosovë të cilën ende ndihen të mbyllur dhe të izoluar”, ka thënë Lunaçek.
“Punët për Shqipërinë”, Rama në Vlorë/ Kryeministri inspekto...
Trum kritikon vendet e NATO: Paguajmë triliona dollarë dhe a...
Ky është çmimi i naftës për sot
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”