Lunaçek: Kosova ka pasur disa përparime por jo të mjaftueshme

11:10 | 11 Nëntor 2015
M. A.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulrike Lunaçek, e cila është duke qëndruar në Kosovë ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka komentuar të gjitha zhvillimet e fundit në Kosovë, transmeton arbresh.info.

Eurodeputetja Lunaçek, ka folur rreth marrëveshjes së MSA-së, duke thënë se ajo është hapi i parë që shpie Kosovën drejt BE-së.

“Kjo nënkupton kushte më të mira për produktet e Kosovës që mund të eksportohen në BE, si vera që është një produkt shkëlqyeshëm dhe përveç kësaj edhe produkte të tjera. Është një marxhinim shkëmbimi mes popujve të tjerë në çdo aspekt”, ka thënë ajo.

Lunaçek ka folur edhe për bllokadën aktuale në Kuvend, duke thënë se opozita duhet të dialogojë së bashku me qeverinë për të gejrtur një zgjidhje.

“Kur kam folur me kryetarin e Kuvendit, ai më ka treguar që e ka ftuar opozitën për dialog sepse opozita po e bllokon procesin dhe mendoj që do të ishte mirë të ulen të diskutojnë për Asociacionin e Shumicës serbe dhe të aprovohet. Sipas mendimit të Parlamentit Evropian, ajo marrëveshje duhet të aprovohet dhe të mos përdorin mjete të dhunës dhe përdorimi i gazit lotsjellës dhe vezëve duhet të largohen nga Kuvendi”, ka thënë Lunaçek.

Ajo ka komentuar edhe raportin e progresit i cili u publikua dje, duke thënë se në Kosovë është shënuar shumë pak përparim në të gjitha drejtimet.
“Ka pasur disa përparime por jo mjaftueshëm”, tha Lunaçek/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale