Lunacek: E ardhmja evropiane e Serbisë dhe Kosovës është e lidhur ngushtë

14:28 | 11 Maj 2016
M. A.

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, beson se e ardhmja evropiane e Serbisë dhe Kosovës është e lidhur ngushtë dhe e kushtëzuar reciprokisht, arsye kjo pse të dy palët duhet të punojnë në përmirësimin e marrëdhënieve.

Rekomandimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, e cila duhet ratifikuar nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian, është një impuls shumë i mirë, e cila mund të përdoret, ka thënë Lunacek në Beograd kur nesër pritet të marrë pjesë në forumin e sektorit civil në kuadër të iniciativës së Berlinit.

Sipas saj qeveria në Prishtinë ka bërë shumë për të përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave dhe tani ministrat e brendshëm të vendeve anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian kanë për të realizuar një premtim, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Lunacek është shprehur shumë optimiste se Kuvendi i Kosovës së shpejti do të ratifikojë dy kriteret e mbetura për demarkacionin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe kështu përfundimisht u mundëson qytetarëve të gëzojnë lirinë e udhëtimit.

E ardhmja evropiane e Kosovës është e lidhur ngushtë me përparimin e Serbisë dhe anasjelltas,  që sipas saj është arsye e nevojshme për të marrë masa të mëtejshme që të sigurohen zhvillimet e vazhdueshme të marrëdhënieve të mira në mes të dy shteteve.

Duke venë në dukje se “situata e përditshme e jetesës ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme në krahasim me dhjetë vite më parë”, ka theksuar Lunacek.

Dhe sipas saj, integrimi i plotë i veriut të Kosovës është një pjesë thelbësore e këtij procesi që të dy palët duhet të përmirësojnë, pasi ky është një ndër faktorët e përbashkët të rëndësishëm në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.

Shpërndaje në rrjete sociale