Sot, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, Haxhi Dërguti dhe Laura Pula, kanë vizituar Prokurorinë Themelore të Gjilanit.
Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Lumezi dhe anëtarët e komisionit, Haxhi Dërguti dhe Laura Pula, kanë diskutuar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, lidhur me mbikëqyrjen dhe zbatimin e Strategjisë kundër korrupsionit dhe të arriturat e kësaj prokurorie gjatë zbatimit të saj.
Po ashtu, ata diskutuan edhe për arritjet dhe sukseset e kësaj prokurorie, ku u konstatua se Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka pasur rezultate të mira dhe rritje të efikasitetit të punës.
Gjithashtu, të pranishmit kanë biseduar lidhur me ndryshimet e legjislacionit penal që janë duke u bërë nga grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht ndryshimet në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe Ligjin për Prokurorin e Shtetit.
Vlen të theksohet se Kryeprokurori Lumezi, dhe anetarët e komisionit në fjalë, gjatë ditëve në vijim do t’i vizitojnë të gjitha prokuroritë e Kosovës, ku do të diskutojnë me eprorët e prokurorive lidhur me zbatimin e Strategjisë kundër korrupsionit. /arbresh.info/
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”