Kryeprokurori i vendit, Aleksander Lumezi ka realizuar së fundi një vizitë në Itali, ku edhe është pritur nga kryeprokurori Italian .
Gjatë këtij takimi njoftohet të jetë diskutuar për strukturën organizative, kompetencat dhe funksionimin e sistemit prokurorial italian në përgjithësi si dhe ato të zyrës së prokurorit të përgjithshëm në veçanti , transmeton Indeksonline.
Me këtë rast janë shkëmbyer përvojat e të dy prokurorive dhe u diskutua për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit edhe në të ardhmen .
Pjesë e këtij takimi ishin edhe kryesuesi i KPK-së Blerim Isufaj ,zëvendëskryeprokurorja Sevdije Morina dhe anëtarët e KPK-së .
Takimi i kryeprokurorit Lumezi u realizua në kudër të vizitës së organizuar për KPK-në nga projekti Evropian i Binjakëzimit.

Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...
Zyrtare: Martin Demichelis, trajner i Vedat Muriqit te Mallo...