Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, është takuar sot me përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Farid Zarif.
Në njoftimin për media thuhet se gjatë këtij takimi, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka njoftuar përfaqësuesin Special, Farid Zarif, për sfidat me të cilat po ballafaqohet Prokurori i Shtetit si dhe sistemi prokurorial i Kosovës.
“Kryeprokurori Lumezi, ka theksuar se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi
Ndërkaq, përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara, Farid Zarif, duke e uruar kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, për pozitën e re që ka marrë, e inkurajoi për bashkëpunim të ndërsjellë. I njëjti ka kërkuar nga kryeprokurori Lumezi, që në ato sfera të bashkëpunimit, në të cilat mendon se Zyra e UNMIK-ut mund t’i ndihmoj, të thellohet bashkëpunimi”, thuhet në njoftim.
Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për integrimin gjithëpërfshirës në sistemin prokurorial të Kosovës të komuniteteve pakicë
Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prish...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...