Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim njoftues Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i projektit të ri të Këshillit të Evropës për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore.
Fillimisht, Kryeprokurori Lumezi e ka informuar shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës me angazhimin e Prokurorit të Shtetit në funksion të forcimit të sundimit të ligjit, përkushtimin institucional në respektimin e të drejtave të njeriut, me theks të veçantë në mbrojtjen e viktimave të krimit dhe trajtimin me prioritet të rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore.
Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për modalitetet e bashkëpunimit në mes të institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Zyrës së Këshillit të Evropës në projektet dhe fushat që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, adresimin e të gjeturave dhe rekomandimeve që dalin nga (GRETA), i cili është mekanizëm përgjegjës për vlerësimin e zbatimit e Konventës së Këshillit të Evropës për Masat kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, si dhe për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe teknike për prokurorët, policët, mbrojtësit e viktimave dhe punëtoret social në trajtimin e këtyre rasteve.
Në këtë kontekst, Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power, ka shprehur gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, duke i dhënë një vlerë të shtuar avancimit të kapaciteteve të institucioneve të drejtësisë në luftimin sa më efikas të rasteve që kanë të bëjnë me trafikimin e qenieve njerëzore.
Në fund Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka falënderuar Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power, për vizitën dhe interesimin, me ç’rast ka deklaruar se njohin mirë vlerën e bashkëpunimit edhe në të kaluarën me Zyrën e Këshillit të Evropës si dhe mirëpresin mundësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi ndër-institucional edhe në të ardhmen./arbresh.info/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit