Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në një intervistë për portalin “Arbresh.info” ka folur për zhvillimet më të fundit në vend në aspektin juridik, arritjet e institucionit që ai drejton, sfidat si dhe rastet që janë duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit.
Lumezi mes tjerash ka folur për mendimin e tij në lidhje me tentativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen nga Kuvendi duhet të respektohen nga autoritetet.
“Sa i përket Gjykatës Speciale unë mund t’u them se ato marrëveshje ndërkombëtare të cilat bëhen dhe ratifikohen në Kuvendin e Kosovës nga autoritetet e Kosovës duhet të respektohen patjetër, sepse me këto e tregojnë seriozitetin e një shteti. Ne e kemi bërë një marrëveshje, e cila ka kaluar në Kuvendin e Kosovës për themelimin e një gjykate, e cila do t’i hetojë dhe dënojë krimet e luftës, të cilat janë bërë në territorin e Kosovës gjatë vitit 1998-2000. Unë mendoj që ai vendimi i parë që është marrë nga Kuvendi i Kosovës, është marrë në mënyrë të drejtë dhe mendoj që duhet të respektohet ky vendim se përndryshe tregojmë që jemi shtet jo serioz”, thotë kryeprokurori Lumezi.
Ndiqeni të plotë intervistën:
Real Madridi përballë Barcelonës në gjykatë – akuzat marrin ...
Edi Rama uron fundjavë të mbarë me pamje nga Maja e Gramës n...
Presidentja Osmani takon sot Papa Leon në Pallatin Apostolik...
Trumpi thotë se Tajlanda dhe Kamboxhia janë pajtuar t’i ndal...
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë
Sindikatat shpallin grevë në Itali kundër buxhetit