Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti sot në takim pune Lydia Gall dhe Judith Sunderland, hulumtuese për Evropën Lindore dhe Ballkanin Perëndimor në Human Rights Watch.
Të dy mysafirët e njoftuan Lumezin me raportin e publikuar nga kjo organizatë për lirinë e shprehjes së mediave në Ballkanin Perëndimor. Sipas tyre, problematikat e gjetura, të cilat e vështirësojnë punën e gazetarëve në Ballkanin Perëndimorë, janë: sulmet fizike ndaj gazetarëve, ndërhyrjet politike në media, fushatat mediale që dëmtojnë gazetarët dhe paditë e shumta civile për shpifje kundër gazetarëve.
Ndërkaq, kryeprokurori Lumezi i njoftoi mysafirët se me ardhjen e tij në këtë pozitë, ka bërë identifikimin e rasteve nëpër prokurori ku gazetarët janë persona të dëmtuar, raste të cilat ka kërkuar nga prokurorët të trajtohen me prioritet.
Gjithashtu, Lumezi njoftoi se nga 1 qershori ka hyrë në fuqi edhe strategjia për reduktimin e lëndëve në prokurori, në kuadër të së cilës do të hyjnë edhe rastet e lehta të gazetarëve, të cilat do të përfundojnë me metoda alternative, si në ndërmjetësim, me pezullim të procedurës ose me negocim të marrëveshjes së fajësisë.
Përfaqësueset e HRW e përgëzuan kryeprokurorin Lumezi, për angazhimin e tij për përfundimin sa më të shpejtë të këtyre rasteve, duke e inkurajuar që të vazhdoj punën edhe më tutje me këtë vullnet dhe angazhim të treguar.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...