Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka deklaruar se kanë prova për vrasjen e ish-liderit të iniciativës qytetare, “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”,Oliver Ivanoviq, raporton Arbresh.info.
Ky rast është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, dhe me të po merren një prokuror shqiptar dhe një serb.
“Ne i kemi disa prova, të cilat i kemi siguruar deri tani, mirëpo nevojitet që ende të marrim veprime për zbulimin e identitetit të kryerësit të veprës penale”, tha Lumezi në një intervistë për Arbresh.info.
Sipas Lumezit shteti i Serbisë pavarësisht kërkesave nuk po bashkëpunon me organet e drejtësisë kosovare për zbardhjen e identitetit të vrasësit.
“Ka pasur kërkesa edhe nga autoritetet e Serbisë që të bashkëpunojmë në këtë drejtim, mirëpo ne u kemi thënë se ne jemi të gatshëm të t’i marrim të gjitha informacionet të cilat ata eventualisht i posedojnë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, siç është e paraparë edhe me ligjin për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Nuk na kanë dhënë ende informacione, jemi duke pritur”, shprehet Kryeprokurori Lumezi.
Oliver Ivanoviq është vrarë me armë zjarri mëngjesin e 16 janarit, deri sa po shkonte në zyrën e tij./Arbresh.info/Gita Lushi
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...