Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se Prokuroria e Shtetit nuk merret me akuzat politike. Ai këto komente i ka bërë për deputeten e Vetëvendosjes Drita Millaku e cila ngriti dyshime mbi përfshirjen e Presidentit, Hashim Thaçi dhe Kryeparlamentarit, Kadri Veseli në vrasjen e Komandant Drinit, raporton arbresh.info.
“Nëse ka zonja informacione lidhur me këto vrasje ajo duhet t’i deponojë në Prokurorinë e Shtetit, në prokurorinë kompetente, jo të del në foltoren e Kuvendit të Kosovës, akuzat dhe kundërakuzat politike të cilat bëhen në Kuvendin e Kosovës nuk janë bazë për fillimin e procedurës penale për prokurorë”, tha Lumezi në një interviste për RTK-në.
Drita Millaku i bëri komentet mbi vrasjen e Komandant Drinit dje gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës./arbresh.info/
(II) Po ashtu Lumezi ka folur edhe për Gjykatën Speciale. Ai ka treguar se në duart e Gjykatës Speciale tashmë janë një grumbull dosjesh.
“Nuk mund të japim shumë informata se cilat dosje janë marrë nga Gjykata Speciale në Prokurorinë e Shtetit. As unë nuk kam informacione rreth këtyre rasteve dhe dosjeve”, ka thënë Lumezi në RTK.
Ai ka folur edhe për formimin e Gjykatës Speciale, e cila siç thotë ai, do të merret me hetimin e krimeve të luftës.
“Gjykata Speciale do të merret kryesisht me rastet e krimeve të luftës që janë kryer gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Lumezi.
“Këto hetime do të bëhen për të dy palët, për kosovarët dhe serbet. Unë mendojë se vendimet e Kuvendit të Kosovës për formimin e saj duhet të mbështetet”, është shprehur ai. /arbresh.info/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore