Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Dega në Prizren njofton se sonte në ora 20:30, në aeroportin e Prishtinës Adem Jashari, në Prishtinë, kthehet nga Haga, kryetari i kësaj dege Lulzim Kabashi.
Kabashi ka udhëtuar për në Hagë me datë 24 shtator, ku është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, sepse ai ishte komandant i batalionit të dytë të brigadës 125 në zonën operative të Pashktrikut.
Prokuroria Speciale për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë deri më tash ka intervistuar rreth 100 persona.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Hagë ishte ftuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i degës së AAK-së në Prizren Lulzim Kabashi.
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...