Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha u takua me Udhëheqësen e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Anne Dostert.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin në kuadër të procesit të integrimit evropian të Kosovës, me theks të veçantë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, liberalizimin e vizave dhe qasjen e Kosovës në Programet e BE-së.
Ministrja Hoxha dhe Dostert diskutuan për zbatimin e asistencës së Luksemburgut në Kosovë. Luksemburgu është duke përkrahur institucionet e Kosovës në arsim, shëndetësi dhe sektorin e ujërave. Janë duke u zbatuar projekte në këta sektorë në vlerë prej 22.5 milionë eurove, ndërsa gjatë periudhës 2017-2020 do të fillojnë edhe projekte të tjera në vlerë 30 milionë euro.
Me këtë rast, ministrja Hoxha, theks të veçantë vuri mbi përkrahjen e procesit të integrimit evropian për të cilën është paraparë realizimi i projektit që nëpërmjet asistencës teknike të punohet në ngritjen e kapaciteteve për zbatimin e MSA-së, respektivisht nëntë kapitujve të identifikuara tani si primare.
Nga ana e saj, Dostert nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të Luksemburgut për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe ofroi mbështetjen e vazhdueshme në kuadër të reformave konkrete në arsim, shëndetësi dhe sektorin e ujërave.
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...
Kurti: Zgjedhjet e parakohshme s’janë opsion, jemi të hapur ...
Kurti mirëpret arrestimin e të dyshuarit për sulmin në Banjs...
PDK mban mbledhjen e Këshillit Drejtues, diskutohen zhvillim...