Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mërkurën që të vendosen masa mbrojtëse prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Lidhur me këtë ka reaguar Këshilltari i Kuvendit Komunal në Preshevë, nga radhët e Alternatives për Ndryshim, Almin Shaqiri.
Shaqiri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që kjo taksë mos të vendoset për Luginën e Preshevës.
“Sot Qeveria e Republikës së Kosovës mori një vendim për taks 100 % të produkteve serbe. Përmes kësaj takse çdo produkt që hyn nga Serbia për në Kosovë do të paguajë taks 100% duke përfshirë gjithë territorin e Serbisë e edhe atë të Luginës se Preshevës”.
“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës, që ta këtë parasysh rastin Sui Generis të bizneseve të Luginës së Preshevës, që kanë lidhje biznesore me Kosovën, dhe ta ulë ose heqë taksën për bizneset e Luginës”, ka thënë Shaqiri.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës, më herë kishte vendosur taksë prej 10 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e cila kishte pasur efekte në rritjen e të hyrave për buxhetin e shtetit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...