Në kuadër të përgatitjeve për mbajtjen e Kuvendit të degës së LDK-së në Gjilan kryetari Lutfi Haziri, ka pritur kryetarët e zgjedhur të nëndegëve të LDK-së në Gjilan.
Duke i uruar për marrjen e përgjegjësive të reja në strukturat udhëheqëse të partisë dhe duke i falënderuar për kulturën e treguar zgjedhore, Haziri i ka njoftuar ata me rrjedhat e përgjithshme në politikën lokale dhe atë nacionale e në veçanti lidhur me procesin zgjedhor nëpër të cilin po kalon LDK-ja.
“Nesër mbajmë kuvendin e degës, kuvend ky që do të nxjerrë strukturat e reja të degës dhe do konfirmoj rrugën tonë rugoviane drejt sukseseve të reja. Kuvendin e nesërm do ta quaj kuvend i madh i arritjeve drejt realizimit të programit tonë. Zgjedhjet e deritanishme konfirmojnë vazhdimin e filozofisë rugoviane duke u forcuar me kuadro të reja e që natyrshëm i presin edhe përgjegjësi të reja drejt zhvillimit dhe forcimit të LDK-së dhe vendit tonë”, tha kryetari Haziri.
Vlen të përmendet se nesër dega e LDK-së në Gjilan do të mbajë kuvendin e degës dhe do të përmbyllë procesin e brendshëm zgjedhor.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...