Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi ka thënë se do të angazhohen që të bëjnë ligjin për ata që e mohojnë gjenocidin.
“Ju premtoj publikisht që do të angazhohemi të bëjmë ligjin për ata që e mohojnë gjenocidin”, tha ai.
Sherifi ka komentuar librin e kandidatit për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj në të cilin shkruan se Serbia ka bërë ‘përpjekje për gjenocid’ në Kosovë.
Më tutje, ai ka thënë se kandidati i PDK-së për kryeministër duhet të kërkoj falje për këtë.
“Kjo deklaratë e Hoxhajt është skandal dhe shoqëria civile do të duhej të alarmoheshin nga ky debat ku Hoxhaj mohon gjenocidin”, ka thënë Sherifi në “Debat Plus”.
Ai ka thënë se Enver Hoxhaj ka qenë kundërshtar i UÇK-së.
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...