Ish-ministri kosovar Aleksandar Jabllanovic po lufton të marrë nën kontroll Listën Serbe.
Jabllanovic i cili u shkarkua pas protestave masive për shkak të deklaratave të tij kundërthënëse tani do të jetë më i pranishëm në Prishtinë.
Rikthimi i tij nisi kur me 3 prill Jabllanovic shkoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të njoftuar se përmes procedurave do të kthehet në krye të Listës serbe.
Kjo bëri që politikanët serbë në Kosovë të ndahen keq mes vete, e të nisin luftë politike.
Në njërin krah, ata që e duan kryetar Jablanoviqin, e në tjetrin ata që janë pro deputetit Slavko Simiq, i cili po ashtu pretendon që përmes dokumenteve të dorëzuar në KQZ, e meriton kryetarllëkun e Listës.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira