Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQShA) ka publikuar një deklaratë publike përmes së cilës shpreh shqetësim për zhvillimet e fundit politike dhe diplomatike që lidhen me Kosovën, duke theksuar nevojën për qartësi morale dhe mbrojtje të interesit kombëtar.
Në deklaratë thuhet se, ndërsa mbështetja evropiane për qeverinë e Serbisë dhe njohja evropiane e Kosovës si forcë pro-perëndimore dhe pro-amerikane në Ballkan po zbehet, brenda Kosovës po vërehet një kthim prapa i kësaj vale mbështetëse.
LQShA vlerëson se kjo është koha që Kosova të riafirmojë përkushtimin e saj ndaj rolit historik që shqiptarët kanë luajtur ndër shekuj, duke jetuar në harmoni si shqiptarë dhe si besimtarë të feve të ndryshme – katolikë, myslimanë, ortodoksë, hebrenj dhe laikë – si vlerë themelore e shoqërisë kosovare.
Organizata u bën thirrje të gjitha partive politike në Kosovë që interesin kombëtar ta vendosin mbi interesat partiake, duke mbrojtur sovranitetin, demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Po ashtu, LQShA u bën thirrje diplomatëve amerikanë dhe evropianë që të mos ndërhyjnë në zgjedhjet e Kosovës dhe të mos mbajnë anë në procesin zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve.
Në deklaratë kërkohet edhe nga Komisionet për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së që të mbështesin arritjet e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, veçanërisht në zbatimin e ligjit dhe rendit në veri të vendit, si dhe në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
LQShA shprehet kundër krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pa njohjen paraprake të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, duke e cilësuar këtë si të papranueshme për shtetësinë e vendit.
Deklarata është nënshkruar në emër të Bordit të LQShA-së nga Shirley Cloyes Dioguardi, këshilltare për Çështjet e Ballkanit, dhe Joe DioGuardi, president i organizatës.

Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, vot...
Kurti: 5 vjet, 5 fjalë – Nënat, fëmija, veriu, bujqësia, ush...
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në lin...
Tajvani goditet nga një tërmet i fuqishëm 7.0 ballë
PDK përmbyllë fushatën, Hamza premton rritje pagash e pensio...
Kurti mbyll fushatën në Prishtinë: Mos lëshoni pe për siguri...