Togeri Petrit Loxha, i cili është komandant i kontingjentit të FSK-së, ka njoftuar se së bashku me pjesëtarë të ekipit kanë arritur në lokacion, gjegjësisht tek tuneli i Kalimashit, për t’i dalë në ndihmë autoriteteve lokale atje që ta shuajnë zjarrin që ka kapluar atë zonë.
Për Edicionin Special në Klan Kosova ai deklaroi se momentalisht janë në hyrje të tunelit dhe se janë duke u marr me një zjarr masiv.
“E gjithë kodra është e ndezur në flake dhe jemi duke luftuar me flakë të mëdha duke u munduar që ta shuajmë këtë zjarr”.
“Momentalisht forca jonë fillestare që erdhëm këtu përbëhet nga 25 pjesëtarë. Jemi pajisur dhe kemi një grup jashtëzakonisht të motivuar të djemve që kanë përvojë të madhe në këto operacione dhe jemi duke bërë të pamundurën”.
Loxha u shpreh po ashtu se është krenari jashtëzakonisht e madhe për të që të asistojnë në siç tha, shërimin e nënës Shqipëri nga flakët dhe se FSK është e gatshme të asistojë në çdo fatkeqësi natyrore dhe të ndihmojë si popullin e Kosovës ashtu edhe atë të Shqipërisë.
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...