Loshi propozon mbylljen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve

09:50 | 27 Shkurt 2021

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Liri Loshi, ka propozuar mbylljen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve.

Këtë propozim e bëri përmes një shkrimi në ‘facebook’, ku kërkoi që në vend të akademisë, të hapet Qendra e ideve inovatore, shkruan portali arbresh.info

Postimi i tij i plotë:

Nuk di që ka një shtet demokratik, i cili iu jep rroga pleqve “akademikë” pse ata dalin në zyrë për t’i kruar topat e tyre, siç ndodh në Kosovën tonë të stërmbushur me “akademikë”.
Në vend të akademizmit ne duhet ta stimulojmë novatorizmin shkencor e teknologjik që vie nga rinia jonë e mrekullueshme. Propozim konkret: ta mbyllim Akademinë e shkencave dhe të arteve (të pleqve) dhe ta hapim Qëndrën e ideve novatore në të njëjtën ndërtesë në Prishtinë.
Shoqëria duhet të lëvizë përpara me projekte të dobishme. Çdo cent i buxhetit të shtetit të shfrytëzohet për nevojat reale të shoqërisë dhe jo të grupeve të interesit që nuk bëjnë asgjë për shoqërinë. /arbresh.info/

Nuk di që ka një shtet demokratik, i cili iu jep rroga pleqve “akademikë” pse ata dalin në zyrë për t’i kruar topat e…

Posted by Liri Loshi on Friday, 26 February 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara