Zjarrfikësit kanë arritur që të vënë nën kontroll zjarrin i cili rreth orës 16 kishte kapluar ndërtesën trekatëshe bashkë me depon e një kompanie private, ku dëmi mendohet të jetë rreth 80 mijë euro.
Por, zëdhënësi rajonal i Policisë në Ferizaj, Agim Gashi ka thënë për Koha.net, se policia është duke u marrë me rastin dhe më një vlerësim zyrtar do të dilet më vonë.
Në vendin e ngjarjes ishte edhe pronari i depos Shyqeri Murseli, i cili ka thënë se në katin të cilin e ka kapluar zjarri kryesisht ka rroba (maica) të cilët siç po shihet janë djegur të gjitha.
“Në katin e parë ka edhe material dhe mbuloja për mobilieri të cilat nuk janë kapluar nga zjarri por sa janë të dëmtuara do të shihet më vonë pasi tani është vështirë ti kontrollojmë”, ka thënë Murseli.
Osmani takohet me presidentin e Sierra Leones, flasin për ba...
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...