Zyrtarë të Bashkimit Evropian i kanë tërhequr deklaratat se “Trepça” duhet të futet në bisedimet e Brukselit pas reagimeve të ashpra në Kosovë.
Por analistët politikë vlerësojnë se ajo ishte vetëm lojë e BE-së, e cila testoi opinionin kosovar se si do të reagonte nëse me Serbinë do të diskutohej për asetin më strategjik të vendit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ka mjaftuar një deklaratë e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian se çështja e gjigandit industrial të Kosovës “Trepça” duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut në Bruksel për ta trazuar gjithë skenën politike në Kosovë.
Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, kishte vlerësuar të martën që lamë pas se “Trepça” për ta është një çështje e hapur mes Prishtinës dhe Beogradit, prandaj duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut mes palëve, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.
Por një deklaratë e tillë, sipas kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, cenon integritetin territorial të Kosovës dhe nuk do të lejojë që “Trepça” të jetë pjesë e bisedimeve.
Një kërkesë të tillë të BE-së e kishte vlerësuar si të papranueshme edhe ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, njëherësh kryetar i partisë më të madhe opozitare (LDK-së), përderisa kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se BE-ja është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata