Është mbajtur takimi i radhës së Këshillit Organizativ për shënimin e 30 Gushtit – Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur.
Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj për personat e pagjetur, Jahja Lluka tha se Serbia nuk është shumë e gatshme me bashkëpunoj për gjetjen e të zhdukurve.
“çështja e të zhdukurve është prioritet i qeverisë së Kosovës. Ne kemi parapa një agjendë pak më ndryshe se viteve tjera.
“Të enjten në orën 16:30 do të tubohemi bashkë me familjarët e të zhdukurve ku do të ecim përgjatë sheshit “Nëne Tereza”.
Komisioni qeveritar është duke bërë një punë të rëndësishme. Asnjëherë nuk jemi të kënaqur sepse numri i të zhdukurve është i madh”.
Lluka përmendi disa dyshime që ka qeveria e Kosovës ne serbi por që nuk po lejohet të fillojnë gërmimet.
“Këto vendndodhje të varrezave duhet të respektohen sepse me vendimin nga Serbia që të mos pranohet nisja e gërmimeve në ato zona nënkupton se Serbia e din që aty mund të ketë diçka” tha ai.
Në Kosovë janë 1648 persona të pagjetur./Arbresh.info/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...