Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorët e tij ka shkuar në Gllogjan për t’i uruar mirëseradhje Nasim Haradinajt pas lirimit nga Haga.
Me anë të një postimi në Facebook, ai uroi që të lirohen edhe çlirimtarët e tjerë që siç thotë ai, ndodhen padrejtësisht në Hagë, shkruan Arbresh.info.
“Disa familje atdhetare që nuk iu kanë frikësuar as burgjeve, torturave e as plumbave të okupatorit gjatë një shekulli, vazhdojnë të paguajnë çmimin e angazhimit dhe përkushtimit atdhetar.Edhe sot i kemi të freskëta qëndrimet e Nasimit në opinion dhe para Gjyqit në Hagë, andaj, nuk ishte çudi se ajo kthjelltësi qëndrimi dhe angazhimi të mos mbetet e pavërejtshme nga ata që çlirimin tonë nuk e kishin prioritet.”, shkroi Lladrovci.
“Sot, Nasimit i uruam kthim të mbarë dhe shëndet me dëshirat më të mira që të kthehen edhe çlirimtarët tjerë që ndodhën padrejtësisht në Hagë.”, shtoi ai.
Ndër të tjera, ai u shpreh se do t’i kujtojmë me nderim kontribuuesit ndër gjenerata dhe familjen Haradinaj.
“Historia na ka dhënë të drejtë për ta fituar lirinë, andaj, sot e gjithmonë do t’i kujtojmë me nderim kontribuuesit ndër gjenerata dhe familjen e madhe Haradinaj!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Kujtojmë që, Nasim Haradinaj u lirua më 14 dhjetor me vendim të kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova për modifikimin e dënimit të tij.
Sipas vendimit të Gjykatës, lirimi i Haradinajt bazohet në disa kushte.
Disa prej këtyre kushteve është edhe paraqitja çdo javë në stacionin e policisë dhe të mos kontaktimi me dëshmitarë ose viktima./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Lirimi i Nasim Haradinaj, vendimi i Gjykatës për modifikimin e dënimit të tij
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...
Maduro në Gjykatën e New York/ Kërkon rrëzimin e akuzës për ...
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...