Kryetari Lladrovci uron gjithë besimtarët e besimit Islam me rastin e festës së Kurban Bajramit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e shënimit të festës së Kurban Bajramit, uron të gjithë besimtarët e besimit Islam me dëshirat që kjo festë të jetë simbolika e paqes, urtësisë, solidarizimit me njëri tjetrin dhe bamirësisë, thuhet në njoftimin e komunës së Drenasit.
“Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit dhe gjithë vendit, me lejoni që ne emrin tim, të familjes sime dhe Komunës së Drenasit, të ju uroj festën e Kurban Bajramit gjithë qytetarëve të besimit Islam. Uroj që kjo festë e Kurban Bajramit të jetë simbolika e popullit shqiptar për paqe, urtësi, solidaritet me njëri tjetrin dhe bamirësi. Dëshiroj që kjo festë të ju gjejë të bashkuar në sofrat tuaja ne këtë ditë të bekuar, ne harmoni, paqe e mirëkuptim më njeri tjetrin, me plot shëndet e mbarësi për të gjithë të afërmit e të dashurit tuaj. Urime!”.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...