Kreu i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci si dhe i pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari kanë takuar kreun e BDI-së në Maqedoninë Veriore, Ali Ahmeti.
Lladrovci, përmes një postimi në Facebook, ka postuar një fotografi bashkë me Ahmetin e BDI-së dhe kreun e Skenderajt, Bekim Jashari, përmes së cilës ka shprehur përkrahjen e tij dhe të Jasharit për Ahmetin në zgjedhjet që do të mbahen të mërkurën (15korrik) Maqedoninë Veriore.
Lladrovci u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të besojnë në vizionin për kryeministrin e parë shqiptar, siç ka shkruar ai të bashkuar.
“Jeta dhe vepra juaj është e lidhur ngushtë me lirinë, me Kosovën dhe Luginën e Preshevës, andaj vazhdoni ta bëni historinë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Shqiptar, qytetarë, votues të 15 Korrikut. Realizo ëndrrën, beso në vizionin për Kryeministrin e parë shqiptar, të bashkuar”, ka shkruar Lladrovci./arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Vëlla Ali,
Ne besojmë në vizionin Tuaj për Kryeministrin e parë shqiptar.
Të bashkuar pa dallim për këtë vizion, do të arrihet barazia, sepse shqiptarët e meritojnë atë.
Jeta dhe vepra juaj është e lidhur ngushtë me lirinë, me Kosovën dhe Luginën e Preshevës, andaj vazhdoni ta bëni historinë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Shqiptar, qytetarë, votues të 15 Korrikut,
Realizo ëndrrën, beso në vizionin për Kryeministrin e parë shqiptar, të bashkuar!
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...
Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Po...