Gjatë ditës së sotme, pas një proteste të organizuar nga pronarët e kombibusëve të Komunës së Drenasit para objektit të Komunës, kryetari Ramiz Lladrovci i ka takuar ata duke u informuar për qëllimin e protestës së tyre.
Kryetari Lladrovci u ka thënë protestuesve se Komuna është vetëm duke zbatuar Ligjin e Komunikacionit i cili e ndalon veprimtarinë transportit publik ilegal.
“Deri sa Ligji aktual është në fuqi, ai do të zbatohet në përpikëri në Komunën e Drenasit, sikurse që janë duke u zbatuar të gjitha ligjet, rregulloret dhe udhëzimet në fuqi”, theksoi Lladrovci, duke shtuar se asnjë punë e paligjshme nuk është e mirë.
Ai po ashtu, ka ftuar qytetarët e Komunës së Drenasit të mos e ushtrojnë veprimtarinë e paligjshme në transportin publik por as të mos e shfrytëzojnë transportin e paligjshëm, ngase, ekziston veprimtaria legale e autobusëve për transportin publik.
Lladrovci ka shprehur në veçanti keqardhje për të gjithë ata që nëpërmjet rrugëve të paligjshme të transportit, sigurojnë të ardhura për familjet e veta, të respektojnë ligjin dhe veprimtaritë e ligjshme për punë.
Ai ka shtuar se do të merr masa ndaj Drejtorisë së Inspekcionit nëse vërtetohet selektimi i rasteve të konfiskimit të kombibusëve, siç është thënë nga disa protestues të pranishëm.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...