Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sot ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall e më pastaj kanë takuar edhe nxënësit e shkollave të mesme të kësaj komune.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Lladrovci përmes një postimi në ‘facebook, ku ka shkruar se Ambasadoren Stjernvall e njohu me bashkëpunimin e shkëlqyer të nxënësve të shkollave të mesme të Drenasit me nxënësit e shkollave të Finlandës por edhe me vendet tjera të Bashkimit Evropian, komunës së vetme jashtë shteteve të BE-së, që merr pjesë në projektin Euroscola, shkruan arbresh.info
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Me kënaqësi, prita në takim Shkëlqesinë e Saj, ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall, me të cilën diskutova për të arriturat dhe sfidat e komunës, me theks të veçantë angazhimin dhe të arriturat në fushën e arsimit.
Ambasadoren Stjernvall e njoha me bashkëpunimin e shkëlqyer të nxënësve të shkollave të mesme të Drenasit me nxënësit e shkollave të Finlandës por edhe me vendet tjera të Bashkimit Evropian, komunës së vetme jashtë shteteve të BE-së, që merr pjesë në projektin Euroscola.
Pas pritjes në komunë, në takimin e përbashkët me nxënësit e shkollave të mesme të Drenasit, në Gjimnazin “GJ.K. Skënderbeu”, diskutuam për arsimin si prioritet të komunës.
Ambasadorja Stjernvall foli për vlerat e Bashkimit Evropian si vlera të përbashkëta jo vetëm për vendet anëtare të BE-së por edhe për vendet aspiruese si dhe një debat me pyetje-përgjigje në mes të nxënësve dhe ambasadores.
Së bashku me Ambasadoren vizituam edhe ambientet e shkollës dhe kabinetet e Gjimnazit “GJ.K. Skënderbeu”. Faleminderit Ambasadore! Kosova është e bekuar me miqësinë e vendeve mike si Finlanda! /arbresh.info/
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje