Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e vdekjes së ish presidentit Bush, ka shkruar në rrjetin social: Në këtë ditë të dhimbjes për popullin amerikan dhe Familjen Bush, i bashkohemi me nderim të përjetshëm për jetën dhe veprën e George H.W. Bush.
Ja postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:
“Sot, Kosova dhe kombi shqiptar, humbi një nga përkrahësit më të mëdhenj, George H.W. Bush, i cili në rrethanat e vështira për ne, në vitin 1992, përcaktoi kufirin e Kosovës dhe Serbisë.
George H. W. Bush, ia përcaktoi Serbisë “vijën e kuqe” në Kosovë, të cilën e mbrojti me vendosmëri Bill Klinton, vijë e cila u rikonfirmua nga biri i tij, George W. Bush më 2007, për t’u realizuar më 2008 edhe shpallja e pavarësisë.
Në këtë ditë të dhimbjes për popullin amerikan dhe Familjen Bush, i bashkohemi me nderim të përjetshëm për jetën dhe veprën e George H.W. Bush.”
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1