Ramiz Lladrovci tha se nuk ka kontaktuar me asnjë prej udhëheqësve të Partisë Demokratike të Kosovës pas së dielës, kur kryesia e PDK-së vendosi për “rrëzimin” e rikandidaturës së tij për kryetar të Drenasit.
Në një deklaratë për Tëvë1 të hënën, kryetari aktual i Drenasit tha se “nuk ka nevojë” të flasë me drejtuesit e partisë, të cilët të dielën vendosën për nominimin e Petrit Hajdarit si kandidat të PDK-së në garën elektorale në Drenas.
“Unë nuk kam folur me kërkënd dhe s’kam asnjë nevojë me fol me askënd”, tha Lladrovci.
I pyetur nëse do të rikandidojë edhe për një mandat për kreun e komunës, Lladrovci tha se këtë çështje e ka bërë të ditur në një reagim në rrjetet sociale.
“Besoj se janë të mjaftueshme ato që i keni parë në rrjetet sociale dhe ta kuptoni [a do të rikandidojë, v.j]”, tha ai.
Menjëherë pas mohimit të kandidaturës së tij për kryetar nga Partia Demokratike e Kosovës të dielën, Lladrovci paralajmëroi shpalljen e kandidaturës si i pavarur. Në postim, ai shkroi: “Qytetarët e Komunës së Drenasit e kanë fjalën e fundit, bashkë, vazhdojmë, +4!”.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë