Sot arritën rezultatet përfundimtare se kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është shëruar plotësisht, gjë të cilën e konfirmoi ai në një postim.
“Uroj shërim të plotë për të gjithë të infektuarit, me dëshirat më të mira të mos ketë të infektuar të rinj”, ka shkruar Lladrovci.
Ja postimi i plotë i tij:
Përfundimisht u konfirmua se tashmë, covid-19, e kam mposhtë plotësisht, jo aq lehtë sa e mendoja por megjithatë ia arrita.
Falënderoj mjekët, infermierët dhe stafin e Klinikës Infektive, dhe QKMF-së në Drenas, për kujdesin e madh ndaj meje dhe përkushtimin për luftimin e virusit.
Falënderoj Vjosa Osmanin, Mimi Kodhelin, Jim Mehmetin, Qemajl Minxhozin, Selim Krasniqin, për mesazhet e vazhdueshme dhe përgëzimet për shërimin tim.
Uroj shërim të plotë për të gjithë të infektuarit, me dëshirat më të mira të mos ketë të infektuar të rinj.
Respektoni rekomandimet e IKShPK-së, barte maskën, ruaje distancën, mbaje higjienën! /arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...