Në protestën e shqiptarëve të mbajtur në Strasburg, i pranishëm ishte edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ai u shpreh se pikërisht nga ky qytet ka nisur, siç e përkufizon ai, “orteku i propagandës më të poshtër kundër UÇK-së”.
“Jemi sot këtu, në Strasburg, në vendin e drejtësisë evropiane, për të kërkuar drejtësi, e drejtësia është pafajësi për heronjtë tanë të luftës dhe paqes. Këtu nisi orteku i propagandës më të poshtër kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtu filloi zbatimi i narracionit dhe mashtrimit shekullor për organet e drejtësisë ndërkombëtare. Më 25 janar 2011, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi me shumicë raportin famëkeq të Dik Martit, megjithëse Damian Gjiknuri, Shpëtim Idrizi, si dhe disa përfaqësues nga Turqia, Britania e Madhe dhe Gjeorgjia, ishin kundër,” ka shkruar ai.
Lladrovci theksoi se lufta e drejtë e UÇK-së nuk mund të njolloset.
“Lufta jonë e drejtë dhe e zhvilluar në pajtim me normat ndërkombëtare, nuk mund të njolloset. Duam drejtësi për heronjtë tanë të luftës dhe paqes. Liri për Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën dhe të tjerët. Drejtësia është pafajësi për çlirimtarët,” ka përfunduar ai.
Kurti: Duhet marrëveshje me opozitën për presidentin, jo zgj...
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...
Konfiskohen aparate lojërash fati dhe mbyllet lokal i paligj...
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës