Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar takimin e sotëm të thirrur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me çështjen e Asociacionit, në të cilin takim i pranishëm nuk ishte kryeministri Albin Kurti.
Sipas Lladrovcit, kjo mungesë është brengosëse dhe sinjal shqetësues.
“E kishin pase pyet njërin, o Bac, kush vetet në shpinë tuaj më së shumti, e ai i përgjigjet, të gjithë ngapak, veç Baci hiç”, shkroi ai.
Lladrovci tha se kryeministri duhet të dëshmohet më burrështetas se kaq.
Postimi i plotë:
Mungesa e Kryeministrit në takimin e ftuar nga Ambasada Amerikane për çështjen e Asociacionit është brengosëse
Sipas sistemit tonë juridik, roli dhe përgjegjësia e Kryeministrit është shumë e rëndësishme, e me theks të veçantë në fushën e negociatave me Serbinë, e ka dhënë verdiktin edhe Gjykata Kushtetuese, sipas të cilës procesi negociator është çështje/përgjegjësi ekskluzive e Kryeministrit.
Mospjesëmarrja e Kryeministrit në takimin e sotëm të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të diskutuar për çështjen e Asociacionit, është një mesazh dhe sinjal shqetësues.
E kishin pase pyet njërin, o Bac, kush vetet në shpinë tuaj më së shumti, e ai i përgjigjet, të gjithë ngapak, veç Baci hiç.
Kryeministri, argumentet duhet t’i shtrojë në tryezën e diskutimeve. Edhe Jo-në e Zajednicës (Asociacionit), si njërën nga kauzat me të cilat ka ardhur në pushtet, duhet thënë aty.
Janë dy rrugë, të sigurohen numrat e shfuqizohen marrëveshjet, ose fillon procesi i zbatimit të tyre siç ka thënë Gjykata Kushtetuese e qysh po deklarohen partnerët tanë që asociacioni nuk e zhbën karakterin unitar të Kosovës.
Kryeministri duhet të dëshmohet më burrështetas se sa kaq. Raportet me ShBA-në janë çështje jetike për qenien tonë. Ato duhet t’i ruajmë si sytë e ballit!/arbresh.info/
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...