Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së dhe nga kryetari Memli Krasniqi, pret më të mirën që mund të prodhojë partia që në ADN të saj e ka UÇK-në, shtetformimin dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.
Lladrovci përmes një postimi në ‘facebook’, deklaroi se pret nga Kryesia e re të jetë gjithëpërfshirëse, largpamëse dhe e qëndrueshme përball sfidave, shkruan portali arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Nga mbledhja e sotme e Këshillit Drejtues të PDK-së dhe nga kryetari Memli Krasniqi, pres më të mirën që mund të prodhojë partia që në ADN të saj e ka UÇK-në, shtetformimin dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.
Uroj të zhvillohen punime të mbara të KD-së dhe të emërojë kryesi të unitetit, të përkushtimit dhe vijimit të rrugës së themeluesve të saj të prirë nga Hashim Thaçi me shokë, mbi përkushtimin dhe kontributin e anëtarëve të saj që nga okupimi, gjatë luftës çlirimtare dhe pas çlirimit të vendit.
Gjithsesi, pres nga Kryesia e re të jetë gjithëpërfshirëse, largpamëse dhe e qëndrueshme përball sfidave.
Energjia pozitive e PDK-së do sa më parë të vihet në veprim, për të rikonfirmuar vlerat e saj, vizionin dhe rrugën euro-atlantike.
Në këtë ditë të rëndësishme për PDK-në, uroj që të dëshmohet uniteti i domosdoshëm për të avancuar vlerat të cilat i riaformoi brenda të gjitha niveleve të organizimit partiak, ish lideri ynë, Kadri Veseli.
Mbledhjes i uroj punë të mbarë dhe suksese ashtu si Këshillit Drejtues, Kryesisë së re dhe kryetarit Memli Krasniqi!
Ndryshe, arbresh.info, nga burimet brenda kësaj partie ka mësuar se mbledhja e Këshillit Drejtues do të mbahet në ora 16:00. /arbresh.info/
Lexo edhe:
PDK sot në orën 16:00 zgjedh kryesinë e re të partisë – Arbresh.info
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...