Lladrovci mban tubim në Llapushink, e quan madhështor

22:36 | 28 Shtator 2025
E.H

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur një takim me qytetarët e Llapushnikut, të cilin e quajti tubim madhështor.

Lladrovci tha se tubimet e “Për Drenasin Kampion” çdo ditë po i demantojnë, sipas tij, përçarësit që fshihen prapa vlerave të heronjve, të luftës dhe paqes, duke tentuar ata t’i përvetësojnë.

Postimi i plotë:

Qytetarët e Llapushnikut heroik, ishin mikpritës të vizionit me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, bashkë me bartësen e listës, Laureta Thaqi dhe kandidatët tjerë të listës tonë të fitores. Tubimi mund të përshkruhet shkurt: Tubim madhështor!

Drenasi është mikpritës, është komunë e qytetarëve të mirë, të urtë e atdhetarë, të dëshmuar në të gjitha fazat e historisë, në zemrën e Kosovës.

Muajt e fundit, komuna jonë është përfshirë fuqishëm në agjendën e keqbërësve, të kreatorëve të “Dadës Razë”, të atyre që qytetarët tanë i duan vetëm për zgjedhje e për votime symbyllur, me qëllim të devijimit të vullnetit qytetar, por, kot e kanë.

Tubimet tona masive, çdo ditë po i demantojnë përçarësit që fshehen prapa vlerave të heronjve tanë të luftës dhe paqes, duke tentuar ata t’i përvetësojnë, por, qytetarët e dinë se kush mund t’i përfaqësojë ato vlera e kush jo.

Fitorja me 101 arsye është fakt që në të gjitha takimet tona zgjedhore po rikonfirmohet.

Qytetarët e komunës së Drenasit i kanë 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, qytetarët kampionë në këto zgjedhje kanë qëllim fitoren e madhe dhe përfaqësimin e denjë dhe të drejtë.

Llapushniku i fitoreve foli, kështu do të jetë edhe më 12 Tetor. Vazhdojmë edhe katër!/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale