Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për secilin qytetar, të cilët siç thotë ai, kontribuuan që zgjedhjet në këtë komunë të zhvillohen në mënyrë shembullore.
Nëpërmjet një postimi në Facebook ku njofton për hapjen e zyrës në selinë e PDK-së, në sy bie edhe përkrahja e tij drejt kësaj partie e cila kandidoi për të parin e Drenasit me Petrit Hajdarin.
“Ftoj të gjithë anëtarët e Shtabit zgjedhor “Për Drenasin Kampion” të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm e sollën fitoren meritore, të vazhdojnë angazhimin dhe japin kontribut me të gjitha mundësitë për fitore në degët e PDK-së të cilat janë në balotazh”, ka shkruar Lladrovci./Arbresh.info/
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit