Lladrovci tregon gjendjen e të lënduarve në aksidentin e rëndë në Zabel të Ulët

16:53 | 7 Qershor 2020

Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda, në fshatin Zabel i Ulët, në aksin rrugor Komoran-Drenas.

Në aksident janë të përfshirë një kombi me pasagjerë dhe një automjet.

Por, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se asnjëri nga të aksidentuarit nuk është në rrezik për jetë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të lënduarve të sotëm në aksidentin e ndodhur në Zabel të ulët, ju dëshiroj shërim të shpejt e me sa më pak pasoja. Jemi me brengën e personave dhe familjeve të prekura në aksident. Të gjithëve të lënduarve ju dëshirojmë kthim sa më të shpejtë pranë familjeve.

Nga vendi i ngjarjes, dukej situatë e tmerrshme, për fat, nga ato që u thanë, asnjëri nuk është në rrezik për jetën.

Aksidenti në Zabel të ulët, tregon shumë për mungesën e kujdesit në komunikacion. Pandeminë e përballuam si duhet, kujdesi për jetën tonë dhe të tjerëve nuk duhet të mungojë, asnjëherë!

LEXO EDHE:

Aksident me lëndime të rënda, mbyllet rruga Komoran-Drenas

Lajmet më të lexuara