Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar takimin e Kryeministrit dhe Shoqatën e Veteranëve të UÇK-së, duke uruar të gjendet zgjidhje për pagat e tyre.
Lladrovci po ashtu ka shkruar se “kushdo që ka harruar ia rikujtoj se pa luftën e UÇK-së, nuk do të arrihej çlirimi as liria e Republikës së Kosovës!”
Postimi i plotë:
Uroj të gjendet zgjidhje lidhur me kërkesat e veteranëve të UÇK-së në takim me Kryeministrin.
Emrat dhe statusi i veteranit në listat e veteranëve duhen konfirmuar nga komisioni i pavarur apo i përbashkët me Shoqatën e veteranëve të UÇK-së.
Deri atëherë, trajtimi për të gjithë veteranët duhet të jetë në nivel, pa asnjë minimizim të kontributit, rreth emrit, apo statusit të veteranëve.
Kushdo që ka harruar ia rikujtoj se pa luftën e UÇK-së, nuk do të arrihej çlirimi as liria e Republikës së Kosovës!/arbresh.info/
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona