Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kujtuar Hamëz Jasharin në ditëlindjen e tij.
Lladrovci në një postim në facebook ka thënë se pas komandantit Adem Jashari, Hamza ishte shtyllë e fuqishme e dinjitetit kombëtar.
Ai thotë se me respekt e krenari, kujton çdo deklaratë të tij, këshillë e urdhër, duke u zotuar se rruga e tij dhe e Jasharajve është amanet për ne.
Postimi i plotë:
Kam pasur fatin të njoh dhe t’i kem miq, shumë nga ideatorët e çlirimit të vendit tonë dhe historisë tonë të re. Ndër ta, pas Komandantit legjendar Adem Jasharit, ishte Hamza shtyllë e fuqishme e dinjitetit kombëtar, i cili kishte vizion të qartë se nga shkonte çlirimi dhe liria jonë.
Sot, në ditëlindjen e Hamëz Jasharit, me respekt të thellë dhe krenari, kujtoj çdo deklaratë të tij, çdo këshillë dhe urdhër, duke u zotuar se rruga e tij dhe Jasharajve, është amanet për neve, për vepra të mira, në rrugën e zbatimit të ligjit dhe mirëqenies së qytetarëve tanë.
Lavdi e përjetshme, Hamëz Shaban Jashari!
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...