Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar lajmin se grupit Parlamentar të PDK-së, në asamblenë komunale, i shtohet ish shefi i grupit parlamentar të Nismës, Nexhmedin Bala.
Sipas burimeve të afërta me komunën, ditëve në vijim, pritet t’i bashkohen PDK-së, edhe asamblistë të partive tjera duke aderuar në Grupin Parlamentar të PDK-së.
Ja postimi i kryetarit Lladrovci në rrjetin social:
“Me qëllim të fuqizimit të ekzekutivit, kam dashur që të bëj edhe emërime të deputetëve aktiv në poste ekzekutive. Ndër ata që i konsideroja të përkushtuar dhe aktiv i kam ofrue post ekzekutiv, prof. Nexhmedin Balës.
E falënderoj Prof. Bala për sinqeritetin. Ai nuk e ka pranuar postin ekzekutiv, por për respekt dhe vlerësim, ai i është bashkuar Grupit Parlamentar të PDK-së. Vota jonë në Asamble, është unike, dhe kemi shumicën për vendime në dobi të qytetarëve.
Faleminderit Prof. Balaj!
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...