Kryetari i aktual i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një prononcim të tij për klankosova.tv, ka konfirmuar se mbrëmjen e së hënës ai është kanosur nga persona ende të paidentifikuar, ku ky akt ka rezultuar me dëmtimin e veturës së tij.
”Makina më është dëmtuar që e shoh si dëm ku cenohet vullneti i qytetarëve dhe procesi i zgjedhjeve të lira” është shprehur Lladrovci për klankosova.tv.
Ai tutje ka shtuar se akti i kanosjes ndaj tij ka ndodhur pas takimeve me qytetarë që kishte në fshatin Tërstenik të Drenasit.
”Mbrëmë kam zhvilluar pesë takime në fshatin Tërstenik, pas realizimit të takimit të fundit jam nisur për shtëpi”.
”Është cënuar procesi i zgjedhjeve të lira e sigurisht se kjo dikujt nuk i ka pëlqyer. Keqbërësit synojnë të bëjnë presion të cilit unë nuk i nënshtrohem as sot as kurrë” ka përfunduar Lladrovci prononcimin e tij.
Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, i cili pretendon të marr edhe një mandat tjetër të qeverisjes së kësaj komune ka thënë po ashtu se pas këtij rasti iu është drejtuar organeve të rendit dhe procedurave për rastet e kanosjes dhe dëmtimit.
Rafa Yuste, president i përkohshëm i Barcelonës deri në zgje...
Marrëveshje miliarda dollarëshe SHBA-Armeni për energjinë bë...
Joan Laporta jep dorëheqjen për t’u kandiduar sërish si pres...
Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evrop...
Certifikimi i rezultateve, këta janë 120 deputetët e legjisl...
Sulmohet arbitri që i bëri propozimin e martesës të dashurit...