Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj qytetarëve, miqve dhe përkrahësve për mijëra mesazhe dhe telefonata mbështetëse që ka pranuar, pas vendimit të kryesisë së PDK-së që zyrtarizoi Petrit Ajetin kandidat për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e 12 tetorit.
Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci falënderoi të gjithë ata që kanë shprehur përkrahjen për punën e tij të deritanishme
“E kam ditur se puna ime me përkushtim, sinqeriteti dhe vendosmëria për qeverisjen shembullore dhe me duar të pastra, pa iu nënshtruar keqbërësve e merr përkrahjen dhe simpatinë jo vetëm nga qytetarët e komunës së Drenasit por gjithandej trojeve shqiptare”, ka shkruar Lladrovci./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...