Për nder të 20-vjetorit të Epopesë së UÇK-së homazhe te varrezat e familjes Jashari kanë bërë edhe kryetari i Skenderajt Bekim Jashari dhe ai i Drenasit Ramiz Lladrovci.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, tha se është obligim që përveç t’i nderojë dëshmorët edhe të punohet për zhvillimi ekonomik, raporton Ekonomia Online.
“Vetëm kështu mund t’i nderojmë dëshmorët dhe obligimin tonë që e kemi amanetin e dëshmorëve që ta ndërtojmë këtë vend drejt zhvillimit ekonomik që rinia jonë ta shoh perspektivën në vendin e vet”.
Ndërsa kryetari i Drenasit Lladrovci tha se Epopeja e UÇK-së është histori së cilës i përkulen të gjithë shqiptarët.
“Ky nderim na bën më u kujdes ma shumë edhe më i kryer detyrat edhe obligimet që i kemi ndaj qytetarëve. Epopeja e Jasharajve tashmë është një histori të cilës i përkulen të gjithë shqiptarët ku do që janë”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...